18:29 / 08.07.2022
Vdes një person në aksident trafiku në rrugën Skenderaj-Mitrovicë
Jeton Musliu / RTKlive
Një person vdiq në një aksident trafiku që ndodhi në orët e mesditës së sotme. Një veturë raportohet të jetë aksidentuar me një autobus.
Aksidenti ndodhi në magjistralen Skenderaj-Mitrovicë, në fshatin Lushtë.
Zëdhënësja e policisë për rajonin e Mitrovicës së Jugut, Fexhrie Pllana deklaroi se përveç viktimës, edhe një tjetër person është lënduar dhe i njëjti është duke u trajtuar në Spitalin Rajonal të këtij qyteti.
“Personi që humbi jetën është 66 vjeçar”, deklaroi policia.
Ndërkohë, RTKlive mëson se personi që humbi jetën në këtë aksident është Deli Osman Dedia
Të afërmit e tij kanë postuare dhe fjalë ngushëllimi në rrjetet sociale.
























