18:43 / 09.07.2022
Transportonte drogë në formë çokollate me autobus, arrestohet shoferi
rtsh.al
Një trafik droge në formë çokollate që bëhej me autobusin e linjës Tiranë-Tropojë është zbuluar nga policia e Lezhës në bashkëpunim me forcat ‘Shqiponja’.
Droga e ndarë në 15 pako me peshë totale 3.1 kg transportohej në një çantë e fshehur në pjesën e bagazheve në autobusin e linjës “Tiranë – Tropojë”. Zbulimi i këtij rasti u bë pas informacioneve të marra nga policia që nisi operacionin e koduar "Linja".
Për trafikun u arrestua shoferi i autobusit, A. I. 43 vjeç, banues në Tropojë, për veprën penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".
Vijon puna hetimore nga ana e strukturave të Policisë, për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.























