Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje
BKT
Kronika

Arrestohet një person për armëmbajtje pa leje

Muharrem Miftari/RTKlive

Është arrestuar një person, shtetas kosovar, pasi gjatë kontrollit në veturën, të cilën e drejtonte, është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me dy karikatorë me 13 copë fishekë.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës, ngjarja ka ndodhur në rrugën Hysni Xhemajli, në Prishtinë.

"Me urdhër të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit, por nuk është gjetur asgjë e dyshimtë", thuhet në raportin 24 orësh.

Me urdhër të prokurorit i dyshuari është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt,


MË SHUME NGA Kronika