Mbretëria e Bashkuar mbështet Kosovën për anëtarësim në NATO dhe KE
Afet Bela / RTKlive
(E plotësuar, ora 15:40) Kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, Haki Abazi pas takimit me delegacionin e Mbretërisë së Bashkuar ka deklaruar se me delegacionin nga Britania kanë diskutuar për bashkëpunimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, parnteritetit me NATO-n etj.
“Ne sot kishim kënaqësinë të presim delegacioni britanez . Diskutuam për bashkëpunimin për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës. Edhe shkëmbime tjera që janë në natyrën e rritjes profesionale dhe përkrahjen e studentëve nga Kosova. Kjo vizitë i forcon lidhjet tona dhe urat bashkëpunuese", tha ai, raporton RTKlive.
Po ashtu Abazi bëri me dije se me delegacionin nga Britania kanë diskutuar edhe për tranzicionin energjetik.
"Kjo vizitë e forcon bashkëpunimin mes dy vendeve", tha ai.
Ndërsa Harriett Baldwin nga Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar, tha se mbështet Kosovën në rrugën e saj të anëtarësimit në NATO dhe Këshillin e Evropës.
Ajo tha se Mbretëria e Bashkuar ka 18 vota në Këshillin e Evropës.
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë pret Delegacionin e Britanisë.
( E plotësuar ora 14:30) Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë ka filluar takimin me Delegacionin nga Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar.
Pas takimit pritet të ketë deklaratë për medie.
Një delegacion nga Mbretëria e Bashkuar viziton Kosovën (ora, 06:24)
Komisioni për Punë të Jashtme dhe Diasporë sot do të mbajë një takim me një delegacion nga Parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar.
"Takimi fillon në ora 13:30 dhe mbahet në Kuvendin e Kosovës", njofton Kuvendi i Kosovës.























