Dyshohet se shtënë me armë, arrestohen dy persona
BKT
Kronika

Dyshohet se shtënë me armë, arrestohen dy persona

RTKlive

Policia e Kosovës njofton se ka dje në fshatin Grashticë, në Prishtinë, ka arrestuar dy qytetarë pasi dyshohet se ata në një ndejë familjare kanë shtënë me armë zjarri.

“Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi të njëjtit në një ndejë familjare, dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri. Njësitet policore në vendin e ngjarjes dhe gjatë bastisjes në shtëpinë e tyre dhe objektet përcjellëse kanë gjetur e konfiskuar; një armë automatike AK-47 me karikator, katër pistoleta të ndryshme me karikator (njëra prej tyre me gas) 49-fishekë kalibër i ndryshëm, 44-fishekë me gas, dhe 349- gëzhoja kalibër i ndryshëm ( foto e rastit e bashkëngjitur)”, thuhet në raportin e PK-së.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Kronika