Arrestohet për posedim të substancës narkotike
BKT
Kronika

Arrestohet për posedim të substancës narkotike

Muharrem Miftari/RTKlive

Një person është arrestuar, pasi i është gjetur substancë narkotike të llojit marihuanë.

Ngjarja ka ndodhur në Klinë, më 10.07. 2022, në ora 14:30.

“Është arrestuar i dyshuari, mashkull kosovar, pasi që, gjatë kontrollit te i njëjti, është gjetur dhe konfiskuar një qese me marihuanë, një brisk dhe disa letra për mbështjellje të Marihuanës”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari, pas intervistimit, lirohet në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Kronika