10:54 / 11.07.2022
Ndalohet një kontrabadimin me tapeta muri
Valbona Thaçi/RTKLive
Policia kufitare e Kosovës mbrëmë gjatë një pike kontrolli në Zupç, kanë hasur në një automjet kombi VW transporter, ngjyrë e bardhë, me targa vendore, ku pas kontrollit në automjet janë gjetur rreth 16 thasë të mëdhenjë me tapeta muri të ndryshme.
Policia njofton se për këtë mall të transportuar i dyshuari nuk posedonte asnjë dokument.
Janë njoftuar njësitet relevante policore dhe malli është konfiskuar nga Dogana e Kosovës për procedura të mëtejme.
























