Nëntë të lënduar në një aksident në Gllaviqicë të Pejës
BKT
Kronika

Nëntë të lënduar në një aksident në Gllaviqicë të Pejës

Shkurta Rrahmani/ RTKlive

Nëntë persona janë lënduar nga një aksident zinxhiror mes tri veturave në fshatin Gllaviqicë të Pejës.

Rastin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi. Gashi ka thënë se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës.

“Sot rreth orës 20:20 minuta, Policia është njoftuar për një aksident në rrugën Prishtinë-Pejë, saktësisht në fshatin Gllaviqicë.

Në aksident janë përfshirë tri vetura, me ç’rast veç dëmeve materiale kanë pësuar lëndime nëntë persona të cilët janë dërguar në emergjencën e spitalit rajonal të Pejës për tretman mjekësor”, tha Gashi. Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po merret me rastin.

 


MË SHUME NGA Kronika