VIDEO-Batllava dhe Badoci nën kuotën maksimale
Vajljeta Shala/ RTK
Probleme me ujë të pijshëm në Batllavë nuk kanë, pasi tash e disa vjet ata nuk kanë ujë të pijes dhe pse jetojnë pranë liqenit.
Nga ujësjellësi rajonal "Prishtina" kanë thënë se shpërndarjen e ujit e bëjnë në mënyrë të barabartë te të gjithë konsumatorët.
Kohët e fundit dy liqenet, ai i Batllavës dhe Badocit, janë me më pak ujë. “Të jetosh buzë liqenit të Batllavës e të mos kesh ujë të pijshëm është mjaft e vështirë”, kështu thotë Jakup Dërguti, njëri nga banorët e kësaj ane.
“Me vite kjo zonë jemi është pa uje. Nevoja ka detyruar shumë qytetarë qe me kilometra të sigurojnë ujë. Një pjesë e madhe vuan për ujë të pijes. Nuk kemi as ujësjellës- asgjë”, tha ai për RTK.
Në një përgjigje me shkrim nga Ujësjellësi “Prishtina”, kanë thënë për RTK se kjo kompani me të gjitha kapacitetet teknike trajtuese është duke bërë shpërndarje të barabartë të ujit të pijshëm te të gjithë konsumatorët e saj.























