10:37 / 12.07.2022
Aksident i rëndë në Prizren, një i vdekur dy të lënduar
V.Thaçi/RTKLive
Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në rrugën Zhur – Prizren.
Në këtë aksident ku janë përfshirë një kamion dhe një veturë një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë lënduar.
Personi i vdekur është pasagjeri që ishte në veturë ka vdekur, ndërsa të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor, ka konfirmuar Policia.
“Aksidenti ka ndodhur në dalje të fshatit Zhur, në drejtim të Prizrenit. Ka ndodhur mes një kamioni dhe një automjeti civil dhe si pasojë ka vdekur një person, dy janë lënduar, janë dërguar në Prizren dhe njëri dyshohet se është dërguar në drejtim të Prishtinës. Pasagjeri që ishte në veturë ka vdekur”, ka konfirmuar Policia e rajonit të Prizrenit.























