Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta arrestuar një person nga Gjakova
BKT
Foto: RTKLive
Kronika

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta arrestuar një person nga Gjakova

V.Thaçi/RTKlive

Policia e Kosovës, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjakovë, bazuar në autorizimin e Prokurorisë Themelore në Gjakovë për publikimin e fotografisë të personit të dyshuar në rast, me qëllim lokalizimin e tij, lëshon kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

Përmes një postimi në faqen zyrtare të Policisë së Kosovës në Facebook, personi i dyshuar është:

•Edmond (Engjell) Nokaj i lindur me 03.09.1992, i identifikuar me numër personal 1232708260, banues në fshatin Marmull-Gjakovë.

"Pranë Sektorit Rajonal të Hetimeve në Drejtorinë Rajonale të Policisë-Gjakovë janë duke u zhvilluar hetime intensive ku gjatë veprimeve hetimore është identifikuar i dyshuari i lartcekur i cili me veprimet e kundërligjshme ka kryer veprën penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe me pas është larguar në drejtim të panjohur", thuhet në njoftim..

Sipas Policisë, në lidhje me rastin nuk është arritur të sigurohet prezenca e personit në fjalë edhe përkundër angazhimeve të shumta hetimore dhe operative nga ana e Sektorit Rajonal për Hetime dhe njësiteve tjera në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë-Gjakovë.

Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar të paraqitur në fotografinë e bashkangjitur, të lajmërojnë Policinë e Kosovës apo stacioni më të afërt policor.

I dyshuari në fjalë i cili është në kërkim nga ana e Policisë se Kosovës:

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe teksti që thotë "PERSON NỀ KERKIM NGA POLICIA E KOSOVES EDMOND (ENGJELL) NOKAJ KATEGORIA VEPRES: SHKATIM RREZIKUTTE PERGJITHSHỂM PERSHKRIMI: ADRESA: Fshati Marmull Gjakove MOSHA: 30 VJEÇARE GJATESIA: 175 CM PESHA: NGJYRAESYVE: FLOKEVE: FIZIKE: SHENJA DALLUESE: RACIONALITETI: SHQIPTAR PROFESIONI: NN KAFE KAFE NORMALE Personi nẽ fjale R urdher arrest aktiv nga Gjykata jakove PER ÇDO INFORMACION JU LUTEM ΚΟΝΤΑΚΤΟΝΙ 192 080019999 (pa pagese) OSE DREJTORIA RAJONALE POLICISE GJAKOVỀ 045/980-220"


MË SHUME NGA Kronika