12:24 / 13.07.2022
31 aktakuza gjatë 24 orëve të fundit
RTKlive
Gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 31 aktakuza kundër 37 personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 12 persona, si dhe janë bërë katër kërkesa për caktim të paraburgimit të katër personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, njofton Prokurori i Shtetit.























