10:40 / 14.07.2022
44 aktakuza gjatë 24 orëve të fundit
RTKLive
Gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur 44 aktakuza kundër 55 personave, për vepra të ndryshme penale.
Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar shtatë persona, si dhe janë bërë shtatë kërkesa për caktim të paraburgimit të tetë personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale, njofton Prokurori i Shtetit.























