Plagosje me thikë në Prizren, konfiskohet edhe një armë AK-47
BKT
Foto: Policia e Kosovës
Kronika

Plagosje me thikë në Prizren, konfiskohet edhe një armë AK-47

Emine Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës njofton se rreth orës 00:49, është njoftuar se një person ndodhej në emergjencën e spitalit të Prizrenit dhe ishte në gjendje të rëndë shëndetësore, pasi dyshohej se është therur me thikë nga një person i panjohur.

Lidhur me këtë rast është arrestuar një i dyshuar me inicialet V.Z., 21-vjeçar.

“Të gjitha njësitë relevante policore duke përfshirë, patrullën, hetuesit dhe njësinë e Forenzikës kanë dal në vendin e ngjarjes dhe pas një  pune intensive operative – hetimore kanë arritur të  identifikojnë dhe arrestojnë të dyshuarin, V.Z (2001)”, thuhet në komunikatën për media.

Policia bën të ditur se fillimisht atij i është dhënë ndihma mjekësore për shkak të lëndimeve që kishte në dorë, e më pas është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës.

Njoftohet se në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një armë AK-47 dhe një gëzhojë.

“Bazuar në hetimet e deritanishme dyshohet se  rasti ka ndodhur për shkak të  një ngatërrese të mëhershme, ku dyshohet se ka filluar si konflikt verbal dhe më pas  ka përfunduar me përdorim të armëve. Personi i lënduar, në këtë rast i dyshuari, E.B. (2002) nuk është intervistuar ende për shkak se është në trajtim mjekësor”.

Me vendim të prokurorisë kompetente, ndaj dyshuarve është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

“Njësitë policore në Prizren janë duke  kryer kërkimet për gjetjen e armës së ftohtë (thikë) si dhe ekzaminime tjera forenzike për të siguruar prova tjera materiale për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”,  thuhet në njoftim.


MË SHUME NGA Kronika