Përfundon restaurimi i monumentit të NATO-s në Prizren
BKT
Foto/KFOR
Kosovë

Përfundon restaurimi i monumentit të NATO-s në Prizren

RTKLive

Ka përfunduar sot projekti i Bashkëpunimit Civil dhe Ushtarak (CIMIC) në të cilin ushtarët italianë të Komandës Rajonale Perëndimore (RC-W) kryen restaurimin e monumentit të NATO-s në lagjen "Bazhdarhane" në Prizren.

Në një komunikatë për media bëhet e ditur se në këtë ceremoni morën pjesë shefi i Shtabit të KFOR-it, gjeneral brigade John Bozieçeviç, komandanti i RC-W kolonel Marco Javarone dhe kryetari i Komunës, Shaqir Totaj.

Pas një thirrjeje të përzemërt të kryetarit të Komunës drejtuar Kol. Javarone me rastin e vizitës së tij të mëparshme në Komune, kontingjenti kombëtar vazhdoi me kryerjen e disa punimeve të mirëmbajtjes që përfshinë të gjithë zonën e monumentit dhe gjithashtu blerjen dhe zëvendësimin e flamujve të konsumuar dhe të vjetërsuar.

Në fund të ceremonisë, kryetari Totaj shprehu mirënjohjen e thellë dhe të sinqertë për ndërhyrjen e kryer e cila i riktheu shkëlqimin një monumenti të ngritur dhe inauguruar në vitin 2010 për të falënderuar anëtarët e Traktatit të Atlantikut të Veriut për kontributin e tyre për çlirim dhe për ruajtjen e paqes në Kosovë.

Kontingjenti italian i misionit të KFOR-it, me përfundimin e projekteve të tij të bashkëpunimit civilo-ushtarak, do të vazhdojë të sigurojë përmbushjen e detyrës së misionit sipas diktateve të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999, me qëllim garantimin e lëvizjes së lirë dhe një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.


MË SHUME NGA Kosovë