Përleshja në Gjakovë, në paraburgim i dyshuari që nxori armën
BKT
Kronika

Përleshja në Gjakovë, në paraburgim i dyshuari që nxori armën

KP

Policia në Gjakovë ka arrestuar tre persona të dyshuar për veprën penale “Kanosje me armë”, “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Sulm”.

Kjo pas ngjarjes së mbrëmshme kur një mosmarrëveshje në komunikacion në qendër të qytetit të Gjakovës eskaloi në dhunë dhe kanosje me armë.

Të ndaluarit nga policia janë D. Gj., mashkull, lindur në vitin 1960, D. R., mashkull, lindur në vitin 1991 dhe T. L., mashkull, lindur në vitin 1986. Të gjithë shtetas të Republikës së Kosovës.

Në vendngjarje nga policia është sekuestruar edhe një pistoletë Basqur, një karikator dhe 4 copë fishekë të po të njëjtës armë e cila dyshohet të ketë qenë në posedim të të dyshuarit D.Gj., dhe në rast ishte përdorur nga ai për të kanosur të dyshuarit e tjerë.

Me vendim të prokurorit të shtetit, pas përfundimit të procedurave fillestare policore, i dyshuari D.GJ., është ndaluar për 48 orë në ndalim policor dhe rasti vazhdon me hetime.


MË SHUME NGA Kronika