17:08 / 16.07.2022
Aksident në Prishtinë, pesë të lënduar
KP
Një aksident trafiku në mes dy automjeteve ka ndodhur sot në mesditë në lagjen “Dardania”, në Prishtinë, ku si pasojë janë lënduar pesë persona.
Lajmin e ka konfirmuar, zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, e cila ka thënë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15;30 në rrugën “Bill Clinton”.
“Bazuar në të dhënat nga vendi i ngjarjes, si pasojë e aksidentit pesë personave iu është ofruar ndihma mjekësore. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, ka thënë ajo.























