Rreth 200 bashkatdhetarë vizituan Kuvendin, në ditën e parë të aktivitetit
BKT
Foto/Kuvendi i Kosovës
Kosovë

Rreth 200 bashkatdhetarë vizituan Kuvendin, në ditën e parë të aktivitetit

RTKlive

Kuvendi i Republikës së Kosovës edhe këtë vit ka hapur dyert për bashkatdhetarët. Në ditën e parë të këtij aktiviteti, rreth 200 bashkatdhetarë vizituan Kuvendin e Kosovës.

Gjatë qëndrimit në hapësirat e institucionit, bashkatdhetarët u pritën nga deputetë dhe zyrtarë të administratës, duke u njohur nga afër me punën dhe mënyrën e funksionimit të Kuvendit.

Në kuadër të aktiviteti tradicional “Bashkatdhetarët në Kuvend”, dyert e Kuvendit do të jenë të hapura edhe të martën, më 19 korrik, nga ora 8:00 - 16:00, njofton zyra për marrëdhënive  me publikun dhe media e Kuvendit. 

 


MË SHUME NGA Kosovë