15:55 / 20.07.2022
Sekuestrohen 50 kg marihuanë, arrestohen 6 persona
Rtklive.com
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka postuar një video në profilin e tij në Facebook, ku tregohen pamje nga një laborator i substancave narkotike në Zubin Potok, fshatin Kovaçi.
Sipas tij, ky laborator është shkatërruar me sukses nga organet e rendit.
Sveçla ka bërë të ditur se nga njësitet relevante deri tash janë arrestuar 6 persona, (5 të etnisë serbe dhe 1 i etnisë gorane), si dhe janë sekuestruar 50kg marihuanë e gatshme dhe 100 fije duke u përpunuar.
Ministri ka shtuar se angazhimi i përbashkët në luftimin e çdo lloj krimi do të vazhdojë me intensitet të shtuar në tërë territorin e Republikës së Kosovës, pa asnjë dallim.























