Gjeti kuletën me para, e dorëzoi në polici
RTKlive
Policia e Kosovës ka njoftuar për një shembull të mirë të një qytetari në Mitrovicë, i cili ka gjetur një kuletë me dokumentacion dhe një shumë të parave, të cilat të mërkurën i kishte dorëzuar në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë.
“Me datë 20.07.2022, qytetari D.S., derisa ishte duke shëtitur tek Liqeni akumulues në Mitrovicë ka gjetur një kuletë me dokumentacion dhe një shumë të parave, të cilat i kishte dorëzuar në Stacionin Policor Jugu në Mitrovicë me datë 20.07.2022. Nga ana e policisë është identifikuar dhe është kontaktuar pronari, ku kuleta se bashku me dokumentacionin dhe paratë e humbura i janë kthyer pronarit i cili ka qenë falënderues ndaj policisë dhe vetë qytetarit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Mitrovicën e Jugut, falënderon qytetarin për besimin ndaj policisë dhe veprimin e ndërgjegjshëm i cili veprim paraqet shembull për raste të tilla”, thuhet në njoftimin e policisë.























