Hedwig: Evropa nuk i mirëpret kosovarët që të hapin krahët e tyre
BKT
Qëndresa Duraku/ RTK
Kosovë

Hedwig: Evropa nuk i mirëpret kosovarët që të hapin krahët e tyre

Qëndresa Duraku/ RTK

Me një konferencë për shtyp me rastijn e hapjes zyrtare të “Manifesta14 Prishtina”, u shpalos programi i plotë i edicionit të 14-të të Manifesta, Bienales Nomade Evropiane.

Drejtoresha e Manifestës Hedwig Fijen tha se në Prishtinë kemi punuar në zhvillimin e një ndryshimi radikal në politikat e Bienalës, raporton RTK.

Ky edicion i 14 tregon se për herë të parë Bienalia ndodhet në Ballkanin Perëndimor dhe jemi krenar që të prezantojmë 103 pjesëmarrës nga 13 vende përfshirë 25 kolektive e 39% prej tyre pjesëmarrës nga Kosova.

Ajo tha se duhet të rrisim vetëdijen për këtë pjesë të Evropës për kufizimet e padrejta për udhëtimet e kësaj pjese të Evropës.

“Kosova është duke përçuar mesazhe të gjithë juve vizitorëve ndërkombëtar, artistëve, profesionistëve nga e tërë Evropa, por fatkeqësisht Evropa, së pari qeveria ime, nuk i mirëpret kosovarët që të hapin krahët e tyre për shkëmbime të ngjashme kulturore, një prej parimeve të Manifestës.  Liberalizimi i Vizave është pritur që nga viti 2018, por tani në vitin 2022 Kosova vazhdon të mbetet nga regjimi i kufizuar I vizave" tha mes tjerash Fijen.

Ndryshe Bienalja Nomade Evropiane Manifesta ndryshon vendndodhjen çdo dy vjet. E themeluar në fillim të viteve 1990, Manifesta rimendon marrëdhëniet mes kulturës dhe shoqërisë civile duke hetuar dhe nxitur ndryshime pozitive shoqërore nëpërmjet kulturës bashkëkohore, në përgjigje dhe në dialog të ngushtë me sferën sociale të qytetit pritës dhe komuniteteve të tij.

Manifesta vjen në Prishtinë, Kosovë, me një program 100-ditor të artit, shfaqjeve, ngjarjeve dhe punëtorive me qëllim të fuqizimit të banorëve të Prishtinës për të rimarrë hapësirat publike.


MË SHUME NGA Kosovë