Aksident trafiku në autostradën “Arbën Xhaferi”, tre të lënduar
BKT
Kronika

Aksident trafiku në autostradën “Arbën Xhaferi”, tre të lënduar

RTKlive

Tre persona kanë marrë lëndime të rënda si pasojë e një aksidenti sonte në autostradën “Arbën Xhaferi”, në segmentin rrugor Lipjan-Prishtinë.

Njësitë e trafikut janë në vendin e ngjarjes së bashku me ekipet mjekësore.

Policia e Kosovës nuk ka dhënë më shumë detaje nga rasti, por apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafik të kenë kujdes të shtuar dhe të respektojnë rregullat e trafikut.


MË SHUME NGA Kronika