Ndalon dy shtetas të huaj për kalim ilegal të kufirit
V.Thaçi/RTKLive
Policia e Kosovës ka ndaluar më 25 korrik dy burra – me shtetësi franceze - që kanë kaluar ilegalisht nga Serbia në Kosovë.
“Dy burrat janë ndaluar në fshatin Jashanicë të Komunës së Leposaviqit”, thuhet në një komunikatë për media nga Policia.
Sipas njoftimit ata kanë qenë në një automjet me targa ruse.
“Dyshohet se të dyshuarit, duke përdorur rrugët ilegale, kanë hyrë në Republikën e Kosovës, me ç’rast të njëjtit kanë kryer veprën penale ‘kalim i paautorizuar i vendkalimeve kufitare ose i vijës kufitare’. Për të gjitha veprimet është njoftuar prokurori kompetent i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, i cili ka autorizuar inicimin e rastit dhe me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, është thënë në komunikatën e Policisë.
Njësi relevante të Policisë së Kosovës janë duke e trajtuar dhe hetuar rastin.























