Nisi "Karvani i Diasporës", Gërvalla fton mërgimtarët të japin idetë e tyre
BKT
Foto: RTKLive
Kosovë

Nisi "Karvani i Diasporës", Gërvalla fton mërgimtarët të japin idetë e tyre

Arlinda Sejda/RTK

Me moton “Shijo Kosovën” ka filluar “Karvani i Diasporës”.

Ky projekt  i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës,  u dedikohet  diasporës, dhe synon ofrimin e mërgatës me njerëzit në vendlindje, përmes aktiviteteve, argëtimit, por edhe përmes bashkëbisedimit me përfaqësues të institucioneve shtetërore të Republikës së Kosovës.

Karvani filloi rrugëtimin me qytetin e Gjilanit, dhe do të vazhdojë nëpër 12 qytete të tjera të vendit dhe do të zgjasë deri më 7 gusht.

Në hapje të këtij aktiviteti ka qenë e pranishme edhe ministrja e punëve të jashtme dhe diasporës, Donika Gërvalla. Ajo në emër të Qeverisë së Kosovës i falënderoj të gjithë bashkëatdhetarët tanë për kontributin e tyre ndër vite, teksa ju dëshiroj të kalojnë pushime të mira në Kosovë. 

”Si Qeveri këtë vit kemi vendosur që të shkojmë në komuna të ndryshme, duke filluar nga Gjilani me karavanin e Diasporës. E kemi vendosur autobusin ngjyra-ngjyra që të duket sa më festiv e sa më i këndshëm për syrin. E kemi zgjedhur këtë formë sepse jemi të interesuar që bashkëatdhetarëve që kanë ardhur jo vetëm këtu në Gjilan, po kudo në Kosovë, t’iu ofrojmë mundësi bashkëbisedimi, por edhe argëtimi. Ju ftoj të bashkëbisedoni me të gjithë përfaqësuesit e institucioneve që janë të pranishëm në këtë event sepse ne kemi nevojë për idetë, propozimet dhe sugjerimet e juaja”, ka theksuar ministrja Gërvalla.

Ajo ka thënë se janë të përqendruar në ndërtimin e urave për një pjesëmarrje sa më të mirë të Diasporës sonë në jetën politike, ekonomike, kultutrore, por edhe në të gjitha sferat tjera.

Qytetet si Prizreni, Ferizaj, Mitrovica, Prishtina, Podujeva, Gjakova dhe të tjera do t`i hapin dyert për ‘Karvanin e Diasporës’, i cili në ato qytete do të zbarkojë me një delegacion që do të priten nga kryetari i Komunës, dhe do të bashkohen në shesh me mërgimtarët.


MË SHUME NGA Kosovë