10:40 / 28.07.2022
Prishtinë, dyshohet se sulmoi seksualisht një fëmijë, arrestohet
Kimete Kasumi/ RTKlive
Një person është arrestuar gjatë ditës së djeshme në Prishtinë.
Ai dyshohet se e ka sulmuar seksualisht një fëmijë (vajzë).
I njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë.
"Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte sulmuar seksualisht një femër kosovare (fëmijë). Pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari dërgohet në mbajtje për 48 orë", thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.























