Gjykata Themelore e Prishtinës dënon një zyrtar për “marrje të ryshfetit”
BKT
Kronika

Gjykata Themelore e Prishtinës dënon një zyrtar për “marrje të ryshfetit”

Kimete Kasumi/ RTKlive

Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, ka shpallur aktgjykimin kundër të akuzuarit A. B. për shkak të veprës penale “Marrja e ryshfetit”, nga neni 421, par. 1, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

I akuzuari A. B. është shpallur fajtor dhe është dënuar me dënim me burgim në kohëzgjatje prej 140 ditësh.

"Në dënimin e shqiptuar i llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak, si dhe dënim me gjobë në shumë prej 12,000.00 (dymbëdhjetë mijë) euro, të cilën gjobë obligohet ta paguaj brenda afatit prej 6 (gjashtë) muaj, pas plotfuqishmërisë së këtij aktgjykimi", thuhet në njoftimin për medie.

"Gjykata duke vepruar sipas nenit 59 dhe 63 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, të akuzuarit A.B i shqipton dënim plotësues Ndalimin e ushtrimit të funksioneve publike, në administratën publike ose shërbimin publik në kohëzgjatje prej 3 vite", thuhet më tutje në njoftim.

Kundër këtij aktgjykimi palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.


MË SHUME NGA Kronika