Irzniqi përballet me mungesë uji të pijshëm (Video)
Foto: RTKLive
Kosovë

Irzniqi përballet me mungesë uji të pijshëm (Video)

Islam Haxhiu/ RTK

Një vit më parë komuna e Deçanit u bë lajm për ditë të tëra për shkak të helmimeve nga uji. Në disa fshatra të kësaj komune banorët po vazhdojnë të konsumojnë ujë i cili po sigurohet nga puset e hapura e të cilat mund të rrezikojnë shëndetin e tyre. Por autoritetet e ujësjellësit dhe Komunës u bëjnë thirrje banorëve të mos keqpërdorin ujin e ujësjellësit.

Po bëhen tre muaj që kur banorët e fshatit Irzniq të Deçanit thonë se në çezmat e tyre nuk vie ujë nga ujësjellësi. Ndërsa me ujë mund të furnizohen vetëm nga puset e hapura të cilat në të shumtën janë të ndotura. E kjo shpeshherë mund t’u rrezikojë edhe shëndetin. Por edhe uji i cili sigurohet nga puset zgjat vetëm gjatë orëve kur ka energji elektrike.

Për gjendjen e rëndë të furnizimit me ujë ankohen edhe banorët e fshatrave tjera përreth. Por, ka të tillë që e pranojnë se ka edhe keqpërdorime të mëdha nga vet konsumatorët.

Se ka keqpërdorime të ujit, e thotë edhe menaxheri i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit.

Ndërsa, në anën tjetër zyrtarët e komunës në Deçan u bëjnë thirrje qytetarëve që ta kursejnë ujin në këto ditë me temperatura shumë të larta.

Sipas Izet Zenunit, drejtor i Shërbimeve Publike, komuna e Deçanit ka resurse të mjaftueshme të ujit, prandaj thotë ai, kërkohet një rehabilitim i nevojshëm i rrjetit dhe rregullimi i çështjes së menaxhimit për të gjitha fshatrat e kësaj komune në mënyrë që situata të tilla të mos përsëriten.

 

 


MË SHUME NGA Kosovë