Arrestohet 51-vjeçari që rrahu djalin dhe dy vajzat
Foto: RTK
Kronika

Arrestohet 51-vjeçari që rrahu djalin dhe dy vajzat

E.Hoti/ RTKlive

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar sot në Ferizaj një 51-vjeçar, për shkak të dhunës familjare dhe lëndimit trupor.

"I dyshuari M.G., pas një mosmarrëveshjeje iu shkakton lëndime trupore djalit të tij E.G. (24) dhe dy vajzave të tij A.G. (23) dhe E.G. (21), të cilët janë dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj", thuhet në njoftim.

Policia të dyshuarin e ka shoqëruar në stacionin e policisë në Ferizaj dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj është dërguar në mbajtje për 48 orë.


APR
Romay Lift