23:06 / 03.08.2022
Aksidentohet për vdekje fëmija 5-vjeç në Mitrovicë
KP
Një fëmijë 5-vjeç është aksidentuar për vdekje nga një veturë mbrëmjen e sotme në Mitrovicë.
Siç bëhet e ditur, fëmija ka qenë me biçikletë kur është aksidentuar dhe nuk ka arritur t’i mbijetojë lëndimeve të pësuara nga aksidenti.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00 në rrugën “Shaban Polluzha”. Nuk bëhen të ditura detaje rreth këtij rasti.























