Dogana konfiskon 750 litra vaj të kontrabanduar nga Serbia
Foto: Dogana e Kosoves
Kronika

Dogana konfiskon 750 litra vaj të kontrabanduar nga Serbia

RTKlive

Në Mitrovicë njësitet e anti-kontrabandës të Doganës së Kosovës kanë arritur të identifikojnë dhe ndalojnë një automjet transportues.

I njëjti  pas ndalimit, u kontrollua dhe ju gjetën mallra të kontrabanduara.

Dogana e Kosovës njofton se automjeti ishte duke transportuar vaj ushqimor me origjinë nga Serbia.

Sasia e këtij vaji ishte  750 litra. Mallrat dhe automjeti janë sekuestruar derisa ka filluar procedura e kundërvajtës doganore.


APR
Romay Lift