09:20 / 07.08.2022
Arrestohet vajza në Deçan, rrihte familjarët e saj
J.Musliu/RTKlive
Policia e Kosovës njofton për një rast dhune në familje që ka ndodhur ën Deçan.
Një prind e ka denoncuar në polici, vajzën e tij, për ushtrim të dhunës.
Ankuesi ka deklaruar se vajza, mosha dhe identiteti i së cilës nuk bëhet i ditur, është duke ushtruar dhunë fizike ndaj anëtarëve të familjes.
Policia deklaron se e dyshuara është arrestuar dhe e njëjta me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.























