7 të lënduar në Lezhë, i përfshirë një automjet me targa të Kosovës
Foto: RTSH
Kronika

7 të lënduar në Lezhë, i përfshirë një automjet me targa të Kosovës

RTSH

Një aksident i rëndë ndodhi paraditen e kësaj të hënë në aksin rrugor Lezhë-Shkodër.

Ngjarja mësohet se ndodhi në zonën e quajtur Kallmet,  ku mbetën të plagosur 7 persona nga të cilët 5 janë në gjendje të rëndë.

Dy mjete, tip 'Audi' dhe 'Mitsubish' u përplasën me njëri-tjetrën duke u bërë copash.

Mes të plagosurve në gjendje kritike është një fëmijë.

Paraprakisht mendohet se mjeti tip 'Audi' me targa kosovare, i cili ka bërë një parakalim të gabuar, është shkak i këtij aksidenti të rëndë.


MË SHUME NGA Kronika