50 aktakuza dhe 43 të ndaluar gjatë tri ditëve të fundit
Kronika

50 aktakuza dhe 43 të ndaluar gjatë tri ditëve të fundit

V.Thaçi/RTKLive

Prokurori i Shtetit njofton se, gjatë 24 orëve të datës 06.08.2022 nga prokuroritë themelore janë ngritur 50 aktakuza kundër 54 personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 17 persona, si dhe janë ushtruar shtatë kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj 11 personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

E për datën 07.08.2022 Prokurori i Shtetit njofton se, gjatë 24 orëve të me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar 11 persona, si dhe janë ushtruar katër kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj katër personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Kurse për datën 08.08.2022, Prokurori i Shtetit njofton se, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar 15 persona, si dhe janë ushtruar dy kërkesa për caktim të paraburgimit ndaj dy personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.


MË SHUME NGA Kronika