Bordi i AKK-së: Komunat rrezikojnë të mbesin pa buxhet
Rtklive
Kosovë

Bordi i AKK-së: Komunat rrezikojnë të mbesin pa buxhet

RTKlive.com

Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës kërkon urgjentisht nga ministri i Financave dhe Tranfereve Hekuran Murati që të lëshojë Qarkoren e dytë Buxhetore pasi që komunat e Kosovës po rrezikojnë të mbeten pa buxhet.

Në një njoftim për media thuhet se lëshimi i kësaj qarkoreje do t’iu mundësojë komunave që të fillojnë procesin final të planifikimit buxhetor.

Si proces është shumë i vonuar dhe i rrezikon komunat që mos të kenë mundësi teknike që ta dorëzojnë buxhetin me kohë pranë Kuvendeve të Komunave, me saktësisht më datën 1 shtator që është obligim ligjor që buxheti t'i dorëzohet Kuvendit të Komunës.

"Pa Qarkoren e Dytë Buxhetore, Komunat nuk i dinë as kufijtë përfundimtarë buxhetor si organizata buxhetore dhe kjo pamundëson direkt dorëzimin e Buxhetin në Kuvendin e Komunës", thekson Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës.

Po ashtu, mos dorëzimi i buxhetit më datën 1 shtator i kushton komunave me humbje të pikëve në Raportin e Performancës dhe si i tillë i penalizon komunat nga përfitimet financiare nga granti i performancës.


MË SHUME NGA Kosovë