Policia arreston personin e kërkuar për lëndim trupor
Foto: RTK
Kronika

Policia arreston personin e kërkuar për lëndim trupor

E.Hoti/RTKlive

Policët e stacionit në Ferizaj, sot në orën 12:00 në Ferizaj, kanë arrestuar personin e kërkuar me inicialet B.I (M/K), i moshës 23 vjeçar.

Siç bëri të ditur policia, ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresaës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Lëndim i lehtë trupor ’’ me dënim burgimi prej një viti.

“Pas kompletimit të dokumentacionit, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit”, njoftoi policia.


MË SHUME NGA Kronika