​U godit nga lisi derisa po ngarkonte dru në traktor, vdes gjilanasi
Foto: RTKlive
Kronika

​U godit nga lisi derisa po ngarkonte dru në traktor, vdes gjilanasi

K. Kasumi/ RTKlive

Një person ka humbur jetën derisa ishte duke ngarkuar dru në traktor, të martën rreth orës 16 e 45, në fshatin Burincë të Gjilanit, kur një lis, ra mbi të duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse.

Sipas policisë, vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes dhe me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion.

“Fsh. Burincë, Gjilan 09.08.2022-16:45. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë duke ngarkuar dru në rimorkion e traktorit, si pasojë e erës së fortë është rrëzuar një dru me ç’rast e ka goditur viktimën duke i shkaktuar lëndime vdekje-prurës. Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes, me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në komunikatë.


MË SHUME NGA Kronika