Kaçanik, shënohet Dita e dëshmorëve të Brigadës 162 “Agim Bajrami”
Foto: Facebook, Komuna e Kaçanikut
Kosovë

Kaçanik, shënohet Dita e dëshmorëve të Brigadës 162 “Agim Bajrami”

V.Thaçi/RTKLive

Nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Kaçanikut, janë organizuar një mori aktivitetesh për shënimin 10 gushtit- Ditës së dëshmorëve të Brigadës 162 “Agim Bajrami”.

Aktiviteti kryesor është mbajtur në Pallatin e Kulturës Xheladin Kurtaj”, përmes një akademie përkujtimore, ku janë përkujtuar dëshmorët e Komunës së Kaçanikut, njofton komuna.

Me këtë rast Kryetari i Komunës së Kaçanikut Besim Ilazi, tha se 10 gushti mbetet një ditë historike për Komunën e Kaçanikut, ngase me 10 gusht 1998, dolën krismat e para çlirimtare në anën e Kaçanikut, ku edhe ranë heroikisht Komandant Agim Bajrami, me bashkëluftëtarët Besnik Begunca e Xheladin Kurtaj.

“Sot na ndajnë 24 vite nga beteja e Gabrricës, betejë e cila solli shkëndijat e para të lirisë, që sado na dukej se ishte larg në horizont, ajo tashmë ishte afruar, dhe po priste hapjen e portës nga djemtë e vashat të veshur nën petkun e shenjtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës” ka thënë ai.


MË SHUME NGA Kosovë