Gërvalla dhe Rohde nënshkruajnë marrëveshje për varret gjermane në Kosovë
Foto: Jorn Rohde/Twitter
Kosovë

Gërvalla dhe Rohde nënshkruajnë marrëveshje për varret gjermane në Kosovë

J.M / RTKlive.com

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde dhe ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, nënshkruan marrëveshje lidhur me varret e gjermanëve të vrarë ndër luftëra të ndryshme e të cilat ndodhen në Kosovë.

Lajmin për nënshkrimin e një marrëveshjeje të tille  publikoi ambasadori gjerman, Jorn Rohde.

“Kjo ia mundëson Volksbund që të sigurohet që mirëmbajtja dhe kujdesi për këto varre të kryhet në mënyrë të denjë dhe në përputhje me ligjet ndërkombëtare humanitare”, ka shkruar Rohde në llogarinë e tij në Tëitter.

“Faleminderit për këtë gjest respekti”.

Volksbund ne emër të qeverisë federale kryen regjistrimin, ruajtjen dhe kujdesin për varret e të vdekurve gjermanë të luftërave jashtë vendit të tyre.


MË SHUME NGA Kosovë