Rrahu bashkëshorten para prindërve të saj
Rtklive
Kronika

Rrahu bashkëshorten para prindërve të saj

RTKlive

Një burrë është arrestuar në Prishtinë pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten, e cila gjendej te prindërit e saj. Viktimës dhe të dyshuarit u është ofruar tretman mjekësor.

Në konsultim me prokurorin, i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

“Prishtinë 10.08.2022-10:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti për motive të panjohura ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare -bashkëshorten e tij, e cila gjendej tek prindërit e saj. Palëve (viktimës dhe të dyshuarit) u është ofruar tretman mjekësor. Në konsultim me prokurorin, i njëjti pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e policisë.


MË SHUME NGA Kronika