Arrestohet një i dyshuar për posedim të substancave narkotike
Rtklive
Foto: RTK
Kronika

Arrestohet një i dyshuar për posedim të substancave narkotike

E.Hoti/RTKlive

Njoftohet se mbrëmjen e së merkures, policia në Vushtrri, ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge ”.

Arrestimi i personit të dyshuar është realizuar në rrugën “Burim Muli” në Vushtrri.

“Zyrtarët policor mbi dyshime të arsyeshme kanë ndaluar të dyshuarin A. S., 22 vjeçar, me ç’ rast gjatë kontrollit të detajuar te i dyshuari është gjetur një sasi e substancës narkotike në peshë prej 1.7 gram “, thuhet në komunikatë.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Kronika