Vidhen stoli ari dhe para në Krushë të Vogël
Rtklive
Kronika

Vidhen stoli ari dhe para në Krushë të Vogël

E.Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës ka njoftuar për një vjedhje të rëndë që ka ndodhur dje në fshatin Krushë e Vogël.

Sipas Policisë, persona të panjohur kanë hyrë në shtëpitë e tre vëllezërve dhe kanë vjedhur stoli ari, para të gatshme dhe gjësende tjera me vlerë.

“Fsh. Krushë e Vogël, Prizren 10.08.2022-02:15. Është raportuar se persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në tri shtëpi të viktimave meshkuj kosovarë-vëllezër dhe nga aty kanë vjedhur një sasi stoli ari, para të gatshme dhe disa gjësende tjera në vlerë”, thuhet në raportin policor.

Rasti që është cilësuar si “Vjedhje e rëndë” është në procedurë hetimore. 


MË SHUME NGA Kronika