Arrestohet e dyshuara për vrasje në tentativë
Rtklive
Foto: RTK
Kronika

Arrestohet e dyshuara për vrasje në tentativë

E.Hoti/RTKlive

Policia e Kosovës për rajonin e Gjilanit ka bërë të ditur se ka arrestuar një 22 vjeçare për vrasje në tentativë në Gjilan.

Sipas njoftimit për media, Drejtoria Rajonale Gjilan, Stacioni Policor Gjilan në orët e hershme të mëngjesit nga Qendra Emergjente Rajonale Gjilan është informuar se aty ishte sjellur një person i lënduar si pasoj e gjuajtjes me armë zjarri.

“Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet relevante. Sipas raportit të mjekut viktima P.C. (1983) Shqiptar, shtetas i Kosovës është jashtë rrezikut për jetë.

Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes mësohet se e dyshuar në lidhje me rastin është një femër Shqiptare shtetase e Kosovës viti i lindjes (2000), e cila dyshohet se ka shkrepur nga arma. Për momentin nuk dihen motivet e incidentit”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se, një armë pistoletë dhe dyzet (40) copë fishekë të të njëjtës armë janë konfiskuar në vendin e ngjarjes si prova materiale për Gjykatë.

Për rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar që të ngritët Kallëzim Penal për ,,Vrasje në tentativë’’ dhe e dyshuara të ndalet në mbajtje për 48 orë , gjersa Policia e Kosovës, Njësiti i Hetimeve Rajonale Gjilan janë duke i hetuar rrethanat e incidentit.


MË SHUME NGA Kronika