Mashtroi me bileta të udhëtimit, arrestohet 32-vjeçari në Pejë
Rtklive
Kronika

Mashtroi me bileta të udhëtimit, arrestohet 32-vjeçari në Pejë

E.Hoti/RTKlive

Policia në Pejë ka arrestuar një 32-vjeçar me iniciale R.I., si të dyshuar pёr veprën penale “Mashtrim” me bileta.

Sipas policisë, të paktën 18 persona kishin rënë viktimë e mashtrimit pasi kishin rezervuar bileta në të dy drejtimet, vajte-ardhje, nga vende të ndryshme të Evropës për në Kosovë, por i dyshuari me qëllim të përfitimit personal, iu kishte rezervuar bileta vetëm për një drejtim.

Policia thotë se fillimisht të dielën e 7 korrikut ishin paraqitur tre persona si viktima të mashtrimit me bileta të udhëtimi, ndërsa më pas janë lajmëruar edhe 15 të tjerë.

“Tё njëjtit deklarojnë se në afate tё ndryshme kohore nё vitin 2022, gjatё sezonit veror kanё rezervuar bileta tё aeroplanit vajtje-ardhje pёr ta dhe familjarët e tyre nga shtete tё ndryshme tё Evropёs pёr nё Kosovё. I dyshuari tё njëjtit i ka vёnё nё lajthitje me qёllim të pёrfitimit personal, duke iu rezervuar bileta vetёm nё njerin drejtim ndёrsa paratё iu ka marrё qytetarёve pёr dy drejtimet”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas fillimit tё hetimeve nga Stacioni Policor Pejё, i dyshuari R.I., nuk ka qenё i qasshëm dhe ndёrkohё të hënën e 8 korrikut nga familjarёt e tij ёshtё paraqitur si person i zhdukur.

I dyshuari: R.I. i lindur me 1990, ёshtё arrestuar dhe i njejti pas intervistimit me vendim tё Prokurorit tё shtetit ёshtё ndaluar pёr 48-orё.


MË SHUME NGA Kronika