Një grua plagos një burrë në Gjilan
Rtklive
Kronika

Një grua plagos një burrë në Gjilan

RTKlive

Një grua nga Gjilani ka shtënë me armë zjarri ndaj një burrë, të cilin e ka plagosur.

I plagosuri ka marrë trajtim mjekësor dhe është jashtë rrezikut për jetë, sipas raportit mjekësor.

Policia e Kosovës, e cila raportoi për rastin, e cilësoi veprën “vrasje në tentativë”.

Ngjarja ka ndodhur në orën 04:00 të mëngjesit të djeshëm në rrugën “Azem Azemi” në Gjilan.

“Raportohet se një mashkull kosovar është plagosur me armë zjarri, atij i është ofruar trajtimi mjekësor dhe sipas raportit mjekësor gjendja shëndetësore e viktimës  është jashtë rrezikut për jetë. Personi i dyshuar, femër kosovare, është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti nën hetime”, thuhet në njoftimin e policisë.


MË SHUME NGA Kronika