Arrestohen dy të dyshuar për posedim të substancave narkotike
Foto: RTK
Kronika

Arrestohen dy të dyshuar për posedim të substancave narkotike

E.Hoti/RTKlive

Mbrëmë në Vushtrri janë arrestuar dy persona të dyshuar për posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Siç njofton Policia e Kosovës, arrestimi i të dyshuarve është realizuar në rrugën “Marin Barleti” në Vushtrri.

“Zyrtarët policor kanë ndaluar për kontroll një automjet me targa vendore me ç’ rast gjatë kontrollit të detajuar te personat e dyshuar është gjetur një qese e vogël me substancës narkotike dhe një mulli për bluarjen e substancës narkotike. Në cilësi të të dyshuarve janë intervistuar dy të dyshuari F. Z., 29 vjeçar dhe M .A., 22 vjeçar, të dy shtetas të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit të rastit, dy të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Kronika