07:37 / 13.08.2022
Suharekë, një 23-vjeçar vdes në vetaksident
RTK
Një 23-vjeçar ka vdekur mbrëmë pas një vetaksidenti në fshatin Studeqan të Suharekës
Ngjarjen e ka konfirmuar policia, sipas të cilës personi në fjalë është dërguar me shenja jete deri ne emergjencën e Prizrenit, por ka vdekur para se të nisej për në QKUK.
Ky aksidenti ka ndodhur rreth orës 19:40 në fshatin Studeqan të Suharekës ka ndodhur një vetaksident.























