Grabitje me armë në pompën e derivateve
Rtklive
Kronika

Grabitje me armë në pompën e derivateve

N. Mekolli /RTKlive.com

Dy persona të maskuar dhe nën kërcënim të armës i kanë grabitur, mbrëmë mbi 400 euro para të gatshme punëtorit të pompën e derivateve, në fshatin Poturovc të Lipjanit.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se për deri sa ishte në vendin e punës në pompën e derivateve dy persona të maskuar dhe nën kërcënim të armës i kanë grabitur mbi 400 euro para të gatshme”, njofton Policia e Kosovës.

Bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.


MË SHUME NGA Kronika