Kamenicë, kërcënojnë pronarin dhe i vjedhin me dhunë vegla bujqësore
Rtklive
Kronika

Kamenicë, kërcënojnë pronarin dhe i vjedhin me dhunë vegla bujqësore

N. Mekolli /RTKlive.com

Persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në objektin përcjellës të shtëpisë së një qytetari të fshatit Lisocke në Kamenicë dhe nga aty kanë arritur të marrin disa vegla bujqësore.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në objektin përcjellës të shtëpisë së tij dhe nga aty kanë arritur të marrin disa vegla bujqësore”, njofton Policia e Kosovës.

Lidhur me rastin ditë më parë është arrestuar një i dyshuari dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.


MË SHUME NGA Kronika