09:37 / 13.08.2022
Sulmohet nga prindërit e saj, e mitura dërgohet në strehimore
RTKlive
Një e mitur ka raportuar, dje, se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga të dyshuarit prindërit e saj.
“Ankuesja femër kosovare e mitur ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga të dyshuarit prindërit e saj. Viktima është dërguar në strehimore, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.
Ngjarja ka ndodhur dje në lagjen Emshir në Prishtinë, ku viktima është dërguar në strehimore, ndërsa me vendim të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.























