Graçanicë, vjedhin rreth 4 ton drithëra
Rtklive
Kronika

Graçanicë, vjedhin rreth 4 ton drithëra

RTKlive

Një person ka raportuar, dje në Graçanicë, se persona të panjohur nga objekti i tij, kanë vjedhur një sasi drithëra në peshë rreth katër tonë.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se persona të panjohur nga objekti i tij i vjetër kanë vjedhur një  sasi drithëra në peshë rreth katër (4) tonë”, thuhet në raportin e zyrës për informim të Policisë së Kosovës.

Bëhet e ditur se rasti është raportuar dje në Graçanicë dhe policia po vazhdon hetime.


MË SHUME NGA Kronika